stomatologji

Tretmanet mË tË shpeshta

Dendësia e dhëmbëve en

Dendësia e dhëmbëve është një gjendje te e cila mungon hapsira për vendosjen-rradhitjen e të gjithë dhëmbëve dhe si pasojë do të jenë të dendur, nganjëherë pothuajse një mbi një. Kryesisht shkaktohet nga faktorët gjenetik (p.sh. nofullat e vogla ose dhëmbët e mëdhenj) ose nga faktorët e jashtëm si shprehia e kafshimit të thonjëve dhe thithja e gishtit. 

 

Kafshimi i hapur

Është një gjendje e cila paraqitet kur disa dhëmbë, më shpesh dhëmbët frontal-të përparmë, nuk kontaktojnë me dhëmbët e nofullës së kundërt, kështuqe në kafshim mbetet hapsire mes tyre. Gjenetika mund të krijoje situata ku nofulla e poshtme dhe e sipërme nuk janë me formë të rregullt. Thithja e gishtit dhe e gjuhës, interponimi (futja e gjuhës ndërmjet buzëve) janë shprehi të cilat mund të kenë efekt në zhvillimin e kafshimit të hapur.

Shumë persona me këtë problem, të shprehur  mesatarisht ose rëndë kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Gjithashtu në koordinim me operacionin duhet të planifikohet edhe tretmani orotodontik, që të arrihet efekti optimal te këta pacientë. 

 

 

Kafshimi i thellë

Kafshimi i thellë do të thotë që dhëmbët e përparëm të sipërm dhe të poshtëm mbulohen më shumë se mesatarisht. Ndonjëherë mund të ndodhë që dhëmbët e poshtëm ta prekin qiellzën. 

 

Kafshimi i kryqëzuar

Në shumicën e rasteve, kjo do të thotë që një ose më shumë dhëmbë të jenë në pozitë të kundërt  p.sh. dhëmbët e sipërm mund të jenë brenda dhëmbëve të poshtëm kur nofullat janë të mbyllura-në kafshim. Normalisht dhëmbët e sipërm janë ata të cilët i mbulojnë dhëmbët e poshtëm. Dy nga shkaktarët më të shpeshtë të kafshimit të kryqëzuar janë trashëgimia dhe rënia e vonuar e dhëmbëve të qumështit. Të dy këta faktorë mund të shkaktojne daljen e dhëmbëve në pozitë të kryqëzuar.

Fëmijët është më e lehtë të trajtohen sepse janë në fazë të rritjes. Në rastë ekstreme, vjen në konsiderim edhe operacioni

 

 

Mungesa e dhëmbëve

Rastet kur mungon një ose më shumë dhëmbë, janë nga rastet më të shpeshta të malformacioneve kongjenitale (defekte, çrregullime të lindura). Mungesa e dhëmbëve është një nga problemet më të shpeshta të zhvillimit të fëmijëve. Më se 30% të popullatës  i mungon një ose më shumë dhëmbë të pjekurise (molar i tretë). Mbi  5%  kanë mungesë të paradhëmballes së dytë (paramolari i dytë), ose incizivi lateral i sipërm (dhëmbi i dytë kur numërohet nga mesi). Mungesa e një numri të madh të dhëmbëve është shumë më e rrallë.

Ky deficit është shumë delikat kur ekziston në pjesën e përparme, dhe mund të zgjidhet edhe me ura ose implante. Ndonjëherë kaninët (dhëmbi i syrit) mund ta mbyllin hapsirën ku mungon incizivi lateral. Aparatet ortodontike jane zgjidhja për hapjen ose mbylljen e hapësirës në këto raste. 

 

Rrallësia e dhëmbëve

Kur ekziston diskrepanca e madhësise së dhëmbëve dhe nofullave, paraqiten hapësirat në mes të dhëmbëve. Kjo gjendje mund të jetë e gjeneralizuar, në një grup të dhëmbëve, ose e lokalizuar.Kjo gjendje mund të trajtohet me aparate fikse.

 

 

Protrudimi i dhëmbëve

Karakterizohet me një situatë ku zakonisht dhëmbët e sipërm janë në pozitë shumë më të nxjerrë, më përpara, kurse dhëmbët e poshtëm janë në vendin e vet ose eventualisht të retruduar (më prapa), e që e thekson edhe më shumë diskrepancën. Kjo përcillet me inkompetencen e buzeve (kur buzët nuk mbyllen dot pa sforcim)