stomatologji

NJIHUNI  ME  DR. LEKË  JAKUPIN  

en

Unë ndihem shumë me fat që merrem me ortodonci dhe në këtë mënyrë më është dhënë mundësia që të ndihmoj të tjerët me rregullimin e dhëmbëve  si edhe përmirsimin e pamjes së tyre. 

Në përgjithësi Stomatologjia është një profesion shumë i këndshëm, e posaçërisht  Ortodoncia është kulminacioni. Kjo është dega më precize, më delikate dhe  më elegante e Stomatologjisë, sepse paraqet kombinim të  Artit dhe Shkencës.  Është një lëmi që kërkon planifikim dhe angazhim  të madh, por në  fund rezultati i terapisë është dicka e mmrekullueshme e cila e justifikon të tërë procesin.    

Synimi im është që unë ta kem ordinancë  moderne, sipas standardeve perëndimore dhe me një qasje të afërt dhe sa më të bashkëkohore ndaj pacientëve. 

Jam krenar që kam shansën të kontribuoj në vendin tim duke ofruar kujdesin më kualitativ ortodontik.

 

Edukimi dhe Edukimi i Vazhdueshëm

Unë kam diplomuar në Univerzitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, ne Prishtinë, Kosovë. 

Kam Specializuar në Univerzitetin Sh. Kirili dhe Metodi, Fakulteti i Stomatologjisë, në Shkup, Maqedoni. 

Jam anëtar i :

Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës

Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Maqedonisë

Odës së Stomatologëve të Republikës së Maqedonisë

 

Gjatë specializimit, kam ndjekur një numër seminaresh, simpoziumesh dhe kongresesh të Stomatologjisë dhe Ortodoncisë.

 

Jashtë Ordinancës 

Jam nga Prishtina, dhe kam jetuar tërë kohe këtu, përveç gjatë specializimit që kam jetuar 4 vjet në Shkup . Në kohën e lirë më pëlqen të lexoj, si dhe të jem aktiv duke ecur. Një sport tjeter qe gjithashtu më pelqen është noti. Më pëlqen muzika dhe iPod-in e kam plot!

Filmat janë një nga gjërat që s’ju rezistoj dot. 

Më pëlqen të udhëtoj.  Shpesh e vizitoj Amerikën. Udhëtimi mi ka hapur horizontet dhe më ka bëre më liberal në shumë aspekte.

Unë nuk e përcjell  as politikën as gjërat e tjera që lidhen me të.