stomatologji

LLOJET   E  APARATEVE

Aparatet Mobile  en

Aparatet mobile mund të vendosen e të zhvendosen nga goja. Ato mbahen në gojë për interval të caktuar të kohës. Përbëhen nga telat dhe shtrafat të cilat i mban së bashku akrilati, i cili paraqet bazën e aparatit. Diapazoni i lëvizjeve të mundshme me këto aparate është i kufizuar, por në raste të lehta, ato mund të jenë efektive. 

Këto aparate kanë disa përparësi:

-  Janë më të lira,

-  Nuk mbahen tërë kohën, por vetëm një kohë të caktuar gjatë dites (24 orëve). Natyrisht , sa më shumë që mbahen, aq më shpejt do të ketë efekt dhe aq më stabil do te jetë rezultati i arritur.

-  Në raste të veçanta aparati mund të zhvendoset nga goja,

-  Këto planifikohen dhe punohen në laborator, kështuqë e zvogëlojnë edhe kohën për dorëzim, ose aplikim të tyre

Mangësitë e aparateve mobile janë:

-  Efekt  i këtyre aparatëve është  shumë i kufizuar

-  Komplianca- mbajtja e tyre varet nga vetë pacienti,

-  Pacienti duhet ti përmbahet këshillave për mënyrën dhe intervalin e mbajtjes së aparatit, përndryshe do të ketë recidiv (kthim  të situatës së mëparshme), kështuqe mund të ketë nevojë për punimin e aparatit të ri. Kjo mund ta komplikojë tërë procesin jo vetëm financiarisht, por edhe në aspekt të demotivimit të pacientit (fëmijes) dhe prindërve. 

Këto aparate gjithashtu mund të përdoren në fazë ndihmëse, përgaditore për tretman fiks, si dhe në kombinim me hedger, ose si pregaditje për aparate funkcionale. 

Në përgjithësi, po vërehet një rënie e përdorimit të tyre si pasojë e efektit te tyre të limituar.

 

 

 

Aparatet Funkcionale

Këto aparate ndikojnë në zhvillimin e nofullave. Ngadalësimi ose stimulimi i rritjes mund të arrihet nëse është e nevojshme, por vetëm në diapazon  të vogël kuantitativ dhe kualitativ. Disa nga këto aparate janë paksa glomaze. Disa të tjera janë më të vogla, por në anën tjetër më delikate dhe mund të deformohen  e të dëmtohen më lehte. Prandaj çdo rast duhet të trajtohet individualisht.

 

 

Aparatet Fikse

Breketa ështe një element metalik ose prej porcelanit, qe shërben si “dorzë” e cila mundëson kapjen dhe kontrollimin e lëvizjes të secilit dhëmb në veçanti.

Unaza ështe nje element në formë të unazes e cila vendoset në dhëmballa, ose nganjeherë edhe në paradhëmballa.

Harku është një “tel” i përbëre nga legurat-aliazhet speciale në formë të shkronjes U që mundëson drejtimin dhe lëvizjen e dhëmbëve. Gjatë vizitave në faza të caktuara  të tretmanit harku nderrohet sip

as nevojave individuale. Harkun e mban në hulline e breketes  ligatura metalike, ose e gomës (me ngjyra të ndryshme).

Kur harku lidhët më breketa deformohet lehtë. Gjatë kohës së veprimit ai tenton të kethehet në formën fillestare dhe i bart me vete edhe dhëmbët të cilët në këtë mënyrë lëvizin. Dhëmbët lëvizin optimalisht 1-2 mm në muaj.

Gjatë fazave të caktuara të tretmanit pacientëve mund t’ju përshkruhet mbajtja e gomave elastike.Këto unaza të vogla elastike kapen në grepa në dhëmbë të caktuar dhe manifestojnë një force e cila bartet në dhëmbë dhë i lëviz ata në drejtim specific. Në mënyrë që kjo force të mbetet konstatnet, gomat duhet të mbahen sipas përshkrimit.

 

Aparatet ortodontike fikse  metalike

Aparatet ortodontike fikse metalike janë lloji më i përdorur dhe sot janë më të rahatshme se kurrë më pare. Ato  janë të përbëra prej breketave metalike, harqeve dhe elementeve të tjera metalike. Ekzison edhe mundësia e ndërrimit të ngjyrave të ligaturave elastike, për një buzëqeshje unike dhe kolorite.Përdorimi i ketyre aparateve ështëe i kufizuar gjatë periudhës së rritjes, e cila përndryshe cilësohet si “mosha e artë”. Aparatet funkcionale mund të jene fikse, te lëvizshme dhe të kombinuara. Disa lloje mund të përdoren në kombinim me aparatet fikse.

                                                     

 

Aparatet ortodontike fikse prej porcelanit

Breketat e porcelanit janë shumë më pak të dukshme në dhëmbë se breketat metalike. Për këtë arsye, breketat e porcelanit përdoren më shumë në fund të adoleshencës  dhe të pacientet më të vjetër, te të cilët breketat metalike paraqesin brengë kozmetike. Ata kërkojnë më shumë vëmendje  në aspektin e higjienes orale sepse breketat e porcelanit janë më të mëdha dhë më të thyeshme. Prandaj breketat e porcelanit përdoren më shumë në dhëmbët e përparmë të nofullës së sipërme, se sa në ata të nofullës së poshtme. 

 

Ligaturat e gomës 

Ligaturat e gomës/elastike, janë goma të vogla unazore, të cilat e mbajnë harkun në breketa. Ato kanë ngjyra të ndryshme dhe kjo jep një ndjenjë freskuese për pacientin sa here që ndërrohen.

   

 

Gomat/unazat elastike 

Këto mbahen sipas udhëzimit. Mund të kombinohen në ngjyra të ndryshme, dhe të mbahen në dhëmbët e poshtëm dhe të sipërm. Pacientet mësohen lehtë me to, për disa ore ata nuk  i ndiejnë që i kane.

 

 

Separatorët- Krofnet 

Gjithashtu quhen edhe “krofne”dhe mund të vendosen ndërmjet dhëmbëve për ti ndarë ata dhe për të krijuar hapsirë për vendosjen e unazave, në rastet kur dhëmbët janë të ngjeshur njëri pas tjetrit. Separatorët hiqen pak para vendosjes së unazave. Krofnet nuk i durojne ushqimet e ngjitshme, rëmojcat, brushat interdentale ose perin për dhëmbe- flosin.

 

 

Hedgeri (Headgear)

Hedgeri është nje aparat i cili ndihmon në korrigjimin e problemeve të mëdha të kafshimit. Një pjese e hedgerit është intraorale (brenda në gojë), kurse tjetra është ekstraorale (jashtë gojës). Hedgeri lidhet me aparatin fiks përmes grepave metalike ose harkut të fytyrës (facebow) dhe kështu forca transferohet në aparatin fiks përkatësisht në harqet dentare dhe në nofulla. Ky ështe një aparat mjaft i dobishëm, por kërkon kohë dhë përkushtim më të madh për ta mbajtur. 
 

 

 

Hedger i kundërt- (Facemask-Reverse pull headgear)

Përdoret për ta tërhequr maksillën (nofullën e sipërme), kur kjo është e pazhvilluar. Përbëhet nga një kornizë metalike dhe dy pjesë të tjera, një plato që mbështetet në ballë dhë një kupë-kësulë e mjekrës. Ky lidhet me aparatin ortodontik me anë të gomave elastike. Këto goma-unaza elastike krijojne forcë tërheqëse.

 

 

Zgjeruesi i Nofullës (Palatal Expander) 

Zgjeruesi i nofullës e zgjeron nofullën e sipërme duke shkaktuar presion të lehte në dhëmbët e sipërm sa herë që rrotullohet shtrafi. Ky presion pastaj percillet në nofull dhe keshtu arrihet efekti i dëshiruar. Kur të arrihet gjerësia e dëshiruar, zgjeruesi duhet të rijë pasiv në gojë edhë për disa muaj që ta stabilizojë rezultatin e arritur dhe të ndaloje regresionin.

   

 

Retejnerët (Retainers)

“Nuk ka mbaruar derisa mos të ketë mbaruar fare”.

Retejnerët janë aparate shumë të rëndësishme sepse i mbajnë dhëmbët në pozitën e cila është arritur gjate terapise. Ata duhet të mbahen shume strikt sipas udhëzimeve, përndryshe rezultati i arritur do të kompromitohet. Retejnerët mund të jenë të mobil (të lëvizshëm) dhe fiks. 

Retejnerët për nofullen e poshtme duhet të mbahen sa më gjatë që është e mundur, sepse dhëmbët e poshtëm të përparmë kanë tendencën më të madhë për relaps (kthim në gjendjen e mëparshme).