stomatologji

KUJDESI  GJATË  TRETMANIT

  en

Të ushqyerit

Pas vendosjes së aparatit ortodontik, këshillohet kujdes i posaçëm me ushqim më të butë. Dhëmbët janë më të ndjeshëm, dhe ushqimet e buta e lehtësojnë këtë ndjeshmëri. Ushqimeve të forta duhet ikur. Edhe mollët duhet të priten në copa  të vogla. Gjatë tërë tretmanit duhet mbrojtur aparati ortodontik. Kjo është lista e ushqimeve për të cilat duhe patur kujdes:

 

Ushqimet e ngjitshme: karamelat, bombonat që përtypen, llojet e caktuara të sakëzave (gomave përtypëse)

Ushqimet përtypëse: kiflet, buka e forte, bombonat

Ushqimet kërcore: pufkat, akulli

Ushqimet e forta: lajthitë, bademat, bombonat e forta

Ushqimet të cilat kafshohen: misrat me shtalb,mollët, karrotat

 

Nëse doni të hani ushqime të cilat spontanisht do ti kishit kafshuar, ju përsëri  mund ti hani, por së pari duhet ti coptoni në pjesë të vogla. Më në fund, kafshimi i gjërave të forta p.sh. lapsat, kimikët, antenat e telefonëve mobil) mund ti dëmtojnë aparatet ortodontike. Aparatet e dëmtuara mund ta zgjatin tretmanin. Shumë termine të caktuara si “emergjenca” për riparimin e aparateve të dëmtuara mund të jenë të panevojshme nëse do të keni kujdes në ushqim.

 

Larja e dhëmbëve më aparate ortodontike

Kur një pacient ka aparat ortodontik shumë me rëndësi ështe larja e dhëmbëve dhe pastrami me pe pas çdo shujte, në mënyrë që dhëmbët dhe gingiva (mishi i dhëmbëve) të mbeten të shëndosha gjatë tretmanit. Higjiena e rregullt është kruciale për tretmanin, ose në të kundërtën i tërë procesi kompromitohet.

Ekzistojnë brusha speciale për aparate ortodontike.

 

Kontrollat e rregullta dhe të shpeshta te dentisti janë shumë të rëndësishme gjatë tretmanit ortodontik.

                  

 

Sporti

 

Nëse merreni me sport, është shumë e rëndësishme që ju të konsultoheni me ne për masat mbrojtëse. Pothuajse gjithnjë rekomandohen gomat mbrojtëse për dhëmbë. Këto janë të lira, të përshtatshme dhe me ngjyra të ndryshme.

Lëndimet gjatë sportit janë të shpeshta. Shumë lëndime, mund të jenë edhe më të mëdha nëse aparati ortodontik është i dëmtuar. Lëndimet e mëdha të fytyrës, humbja ose zhvendosja e dhëmbëve duhët të trajtohen menjëherë nga kirurgu oral, mjeku ose stomatologu i përgjithshem.