stomatologji

KUJDESI  EMERGJENT

  en

Situatat e vërteta emergjente janë shumë të rralla, por kur ato ndodhin ne jemi në dispozicionin tuaj. Si rregull e përgjithshme, ju duhet të telefononi në ordinancën tonë kur të keni dhembje të madhe, ose kur aparati shkakton dhembje, të cilën nuk mund ta eliminoni vetë. Ne do t’ju caktojmë një termin për ta zgjidhur këtë problem.

Ju mund të befasoheni po të dini se jeni në gjendje të zgjidhni shumë probleme edhe vetë, të paktën derisa të vini te ne në ordinancë. Për këtë ju fillimisht duhet ti dini pjesët e aparatit në mënyrë që të identifikoni pjesën me  problem. Pas zbutjes së problemit tuaj është me rëndësi të telefononi sa më parë në ordinancën tonë, për të caktuar një termin. Nëse lejoni që aparati juaj të vazhdojë të qëndrojë i dëmtuar për një periudhë kohore, ju mund të çrregulloni planin e tretmanit tuaj.

 

Ndjeshmëria e përgjithshme

Kur ta vendosni aparatin, ju mund të keni një ndjeshmëri të gjeneralizuar në gojë dhe dhëmbët tuaj mund të jenë më të ndjeshëm ndaj pressioneve të kafshimit 3-5 ditët e ardhshme. Kjo mund të lehtësohet duke e shpërlarë gojën fuqishëm me ujë të kripur. Kjo tretësirë pregaditet duke tretur një lugë të mesme me kripë në gjysmë litri uje të nxehtë, dhe pastaj shperlani gojën në mënyrë energjike. Nëse ndjeshmëria është më e shprehur, merrni një paracetamol ose çkado që përdorni për kokëdhembje, ose dhembje të ngjashme.

Buzët, faqet dhe gjuha gjithashtu mund të jenë të irituara për një osë dy javë  derisa të forcohen dhë të adaptohen me sipërfaqen e breketave. Ju mund të vendosni dyll (dyll special për breketa) në breketa për ta lehtësuar këtë. Ne do t’ju japim udhëzimet si duhet ta bëni këtë!

 

Hedgeri (Headgear)

Ndonjëherë hedgeri shkakton iritim nëse nuk mbahet sipas udhëzimeve të ortodontit. Ju lutemi të rishikoni udhëzimet e dhëna. Nëse harku i  fytyrës (facebow) është lakuar, ju lutemi thirrni për ndihmë. Hedgeri dhemb më pak nëse mbahët më shumë, prandaj kujdesuni që ta mbani aq sa ju është udhëzuar.

 

Humbja e breketes

Nëse  breketa e çngjitur ose unaza janë të lidhura ende me harkun, ju duhet ti lini ato në vend dhe të vini dyllë nëse ka nevoje. Nëse breketa del nga harku, vendoseni breketen në salvetë dhe merreni me vete.

 

Humbja e harkut

Me anën e nje pincete mundohuni ta vini harkun në vend. Nëse e bëni këte duke përdorur dyllë dhe nuk keni sukses , atëhere si mjet i fundit përdorni një kapëse të vogel për ta kapur  harkun prapa dhëmbit të fundit të lidhur. Nëse iritimi vazhdon vendosni dyllë. 

 


Tel që prominon  si gjemb 

 

Me anën e nje gome të lapsit, shtypeni telin që prominon për ta eliminuar iritimin.