stomatologji

INFORMATA  FINANCIARE

en

Tretmani ortodontik mund të ketë cmim të ndryshëm varësisht nga plani dhe nevojat individuale të tretmanit. Ne do të diskutojmë bashkë koston e tretmanit tuaj dhe të gjitha opcionet e pagesës, kështuqë ju të bëni zgjidhjen më të mirë për ju dhe buzëqeshjen tuaj. Gjithashtu ne do të punojmë bashkë me ju që të zgjedhim një plan të përshtatshëm të terapisë i cili i përshtatet buxhetit tuaj, në mënyrë që të  dini çfarë të prisni para fillimit të tretmanit.

 

Metoda të mundshme të pagesës 

Buzëqeshja juaj është e juaja përgjithmone dhe ne duam t’ju a lehtësojme sa me shumë që është emundur tretmanin ortodontik.

Ne pranojmë Visa, Visa Electron, Maestro dhe MasterCard. 

Ju lutemi të na jepni sugjerime që i tëre tretmani ortodontik të jetë një përjetim i këndshëm.

 

Sigurimi

Nëse keni sigurim dhe jeni të mbuluar edhe për ortodonci, ju do të përfitoni më zvogëlimin e kostos tuaj. Shume kompani të sigurimeve përfshijnë edhe benifite orotodontike të përhershme, që janë të ndryshme nga sigurimet e zakonshme dentare. Ordinanca jonë eshtë gjithnjë në dispozicion t’ju ndihmoje në lidhje me sigurimin.

Ne kemi marëveshje me kompanitë kryesore të sigurimit. Në shumicën e rasteve, para se të vini në terminin e caktuar ne e kemi verifikuar sigurimin tuaj. Gjithashtu, ne mund t’ju ndihmojmë ta koordinoni llogarinë tuaj të kursimeve, sa herë që të jetë e mundur. Kur të fillojë tretmani, ne do ti postojmë deshmitë tuaja.

Ju lutem mbani mend se sigurimi ortodontik është një përparësi për ju dhe fëmijën tuaj. Nëse, gjatë tretmanit, benifitet tuaja ndryshojnë, pala e cila është përgjëgjëse  do ti paguajë të gjitha shpenzimet.